KreuCelebrity

Georgina Rodriguez qenka në gjyq prej një viti e gjysmë!

Georgina Rodriguez qenka në gjyq prej një viti e gjysmë!

Detaje mbi familjen e Georgina Rodriguez janë zbuluar në publik në mes të një procesi gjyqësor të vazhdueshëm me mediat mbi të drejtën e saj për privatësi dhe të drejtën që ajo dhe familja e saj të lihen të jetojnë jetën e tyre.

Jeta e saj ndryshoi në momentin kur u njoh me yllin portugez Cristiano Ronaldo. Por mediat kanë qenë në përpjekje të vazhdueshme për të zbuluar sekretet e çiftit dhe familjes së saj. Kjo është pikërisht ajo që Rodriguez po përpiqet të ndalojë në gjykatë, ata njerëz që përpiqen t'u japin zë familjarëve të saj në programe të ndryshme.

 

Por kjo është diçka që i ka ndodhur tashmë në të kaluarën pasi gjyshja dhe xhaxhai i saj nga nëna, gjysmë motra e saj Patricia dhe njerëz të tjerë të afërt kanë bërë deklarata në 'Salvame' dhe 'Socialite' që përfunduan në gjykatë.

Georgina Rodriguez qenka në gjyq prej një viti e gjysmë!

Kjo nuk e favorizoi Rodriguez pasi gjyqtarët nuk i dhanë vendimin dhe e detyruan të paguante shpenzimet e gjyqit. Një nga çështjet e fshehura në jetën e saj është marrëdhënia e saj me të atin, diçka që dokumentari i Netflix e trajtoi gjerësisht. Dihet se ai vdiq në Argjentinë dhe se kishte një jetë shumë të ngarkuar që e çoi edhe në burg, dhe përfundoi duke humbur jetën në atë vend për shkak të një sëmundjeje të gjatë.

Megjithatë, sipas Vanitatis, ka qenë Rodriguez që është kujdesur për të. “Shumë nga deklaratat e bëra nëpër publikimet e përshkruara në padi nuk janë të vërteta”, thuhet në dokumentin e gjyqtarit.

Mbetet për t’u parë se kur do të përfundojë ky gjyq e kujt do t’i jepet e drejta..

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF