Ashtu sic është bërë traditë tashme në çdo edicion të ‘BBV’, edhe kete radhe, banorët improvizuan një dasmë tradicionale shqiptare. Çifti i përzgjedhur ishte Ilnisa dhe Meritoni. "Dasma" e tyre u shnderrua ne mundesi per Valbona Memen te rikthehej ne kete program, qofte edhe si e ftuar.
Banorët që ishin të pranishëm në dasmë u mblodhën në oborr duke kërcyer, por një moment ka tërhequr vëmendjen mes kengetares se talentuar dhe Roza Latit. Kjo e fundit i drejtohet artistes duke i thene, “Zemra ime” dhe më pas i afrohet për ta takuar, por Valbona e injoron komplet duke i kthyer menjëherë shpinën.
Mema e cila ka qenë banore e shtëpisë së edicionit të kaluar të BBV, u largua në mënyrë të papritur nga shtëpia për shkak se kishte një familjar të shtruar në spital. Performanca e saj në dasmën e organizuar nga Vëllai i Madh i solli super energji e krijoi nje atmosfere mjaft te kendshme.



















