KreuCelebrity

Këtë gjeti? Ndjekësit nuk e besojnë se kush përflitet si i dashuri i ri i Angelina Jolie!

Këtë gjeti? Ndjekësit nuk e besojnë se kush përflitet

Po përflitet sërish së fundi se Angelina Jolie ka një të dashur të ri. Ylli hollivudian është parë në shoqërinë e një reperi britanin të quajtur Akala, por kush është ai?

Angelina konsiderohet një nga muzat e Hollivudit, por edhe një nga femrat më të bukura në botë. Që prej ndarjes nga Brad Pitt, është folur për disa lidhje të saj por në fakt, duket se aktorja nuk i ka dhënë romancës asnjë shans tjetër.

Këtë gjeti? Ndjekësit nuk e besojnë se kush përflitet

Situata duket se ka ndryshuar për Jolie, e cila në të kaluarën ka qenë e lidhur me personazhe të famshëm si The Weekend, Paul Mescal dhe David Mayer de Rothschild dhe tani, revista Oggy ka publikuar imazhe ekskluzive që e lidhin aktoren me reperin dhe poetin britanik Akala, emri i vërtetë i të cilit është James Kingslee McLean Daley. Ai është parë edhe herë të tjera në shoqërinë e aktores dhe në imazhet e fundit mund të shihni dy yjet teksa ndajnë darkojnë në Milano me kastin e filmit ‘Maria’. Sipas Oggy, të dy mbërritën së bashku në restorant dhe gjithashtu u nisën së bashku për në hotel.

Kjo nuk është hera e parë që Akala dhe Jolie shihen së bashku, pasi në maj ata udhëtuan së bashku në ishullin e Xhamajkës për të marrë pjesë në Festivalin Letrar Calabash. Megjithatë, asnjëri nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen, ndërsa disa ndjekës janë shprehur në rrjetet sociale se aktorja e bukur meritonte më shumë se kaq, por dashuria thonë, është e verbër!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF