Kiara Tito është një moderatore mjaft e dashur për publikun shqiptar. Pavarësisht mbështetjes së madhe megjithatë, nuk mungojnë edhe kritikët ndaj saj.
Kështu Kiara shpeshherë ndeshet me shumë mesazhe apo komente fyese prej fansave. Këtë herë megjithatë, ka vendosur të moë e tolerojë më njërën prej tyre, por është hedhur në veprim duke e ekzpozuar hapur.
Me një reagim në “Instastory”, Kiara tregon profilin e një vajze, e cila siç duket shpesh herë e ofendon moderatoren Tito. Përkrah fotos, Kiara shkruan: “Kjo vajza këtu, mallkon, fyen në mënyrat nga më të këqijat. Report please”.
Kiara së shpejti pret të bëhet nënë për herë të parë, e për sa i përket jetës profesionale momentalisht ajo ka marrë një pauzë, pasi për disa muaj më radhë ajo u shfaq si prezantuese në “Fan Club Dwts”.



















