KreuCelebrity

Konfirmohet/ Egla Ceno nuk është përjashtuar nga BBV!

Konfirmohet/ Egla Ceno nuk është përjashtuar nga BBV!

Egla Ceno nuk është përjashtuar nga “Big Brother VIP”. Pas shumë aludimesh në rrjet, lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e BBV, teksa ka publikuar një video ku aktorja shihet në një dhomë veçmas nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Nuk jepen detaje se çfarë do të ndodhi, ndaj mbetet që fansat e saj të presin spektaklin e së martës. Dy ditë më parë Vëllai i Madh s’kualifikoi aktoren përmes një zarfi të zi të dërguar në shtëpinë e BBV, pas incidentit të rëndë të ndodhur pas prime-t, ku Egla i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit, pas debatit mes tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim km kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.

Mbetet pët t’i parë se çfarë vendimi do të merret për të, por edhe për Ilnisën dhe Meritonin, me të cilët ajo pati debatin e ashpër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF