Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka folur për pritjen e ëmbël. Ajo tregoi se vajza e tyre u ngjiz në Turqi kur ata ishin me pushime. “Ai tha se kur të shkojmë në Turqi do të bëjmë Osmanin. Nuk doli Osman, doli princeshë. Ishin disa ditë ku u kënaqëm, shijuam njëri-tjetrin. I mbaj mend si ditë shumë të bukura dhe nuk do t’i harroj.
-
Pas humbjes së nënës, rrëqeth Anna Lika: Më këpute shpirtin moj mami!
26 Dhjetor, 09:37
Në ato momente nuk mendon të bësh surpriza. Në ato momente bëra një kuti të vogël, ia tregova kur erdhi në shtëpi. Nuk e besonte fare, bënte shaka, më tha: ‘je me Covid?’ Bëra disa teste, nuk e besoja, thosha si ka mundësi që të vijë një bekim aq i madh. Ishte një gjë që kisha kohë që e doja, ishte ajo ora biologjike kur dëshiron të bëhesh nënë”, është shprehur ajo.
E pyetur se çfarë ka ndryshuar te moderatorja gjatë kësaj periudhe, Kiara tha, “Janë ëmbëlsirat, që para se të mbetesha shtatzënë nuk i thosha dot jo. I them të gjithëve mos më merrni bakllava. Nuk e zgjoj Luizin në mes të natës. Çohem i bëj vetë gjërat, nuk jam me fiksime. E kam marrë me qetësi”.
-
Ndahet nga jeta motra e Inis dhe Ingrid Gjonit, nëna e Anna Likës!
25 Dhjetor, 18:40
Mes të tjerash, moderatorja kujtoi dasmën e 1 shkurtit si të vërtetë, “Dasma më 1 shkurt ndjeva që ishte një dasmë e vërtetë. Po dridhesha, ishte ftohë, kisha shumë emocione. E rishoh prapë në YouTube. Nuk besoj se do të harrohet si mbrëmje”.