KreuCelebrity

Në pritje të ëmbël? Fotoja e fundit e Dafina Zeqirit po i ngatërron ndjekësit!

Në pritje të ëmbël? Fotoja e fundit e Dafina Zeqirit po i

Dafina Zeqiri shkaktoi mjaft polemika me postimin e disa fotove sot në Instagram, ku shkruante: “Future Baby Mama”. Kjo ngjalli pikëpyetje te ndjekësit e saj, të cilët kanë nisur të dyshojnë nëse  është shtatzënë. Por sakaq, kjo nuk nenkuptohet aspak nga super forma fizike e saj dhe barku i  tonifikuar.

Në pritje të ëmbël? Fotoja e fundit e Dafina Zeqirit po i

Artistja pritet këtë vit të kurorezojë dashurinë e saj me Kreshnik Gjergjin.  Në një intervistë pak ditë më parë, ajo u shpreh se është duke punuar për fustanet e nusërisë dhe ka vendosur të shijojë momentin e dasmës së saj me dy fustane të veçanta. Po ashtu, ka bërë të ditur se ka në plan që të bëhet nënë së shpejti. “Kam nisur të punoj me fustanin e nusërisë. Nuk po du me ndërru shumë. Dua të shijoj dasmën time, kam vendosur vetëm dy fustane me i ndërru. Dasma është diçka shumë personale, kam dashur dikush që ma do të mirën si njeri, jo vetëm dukje. Do të ndodhë sivjet. Unë bebet i dua shumë, shumë shumë. Edhe shyqyr i do edhe ai(Gjergji) shumë. Nuk janë gjëra që planifikohen dhe pse jo sa më shpejt ndodhta. Kam plane”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF