Kur gjyshja jote është Grace Kelly dhe nëna është Princesha Caroline e Monakos, pasioni për modën padyshim vjen me genet. Princesha Alexandra e Hanoverit ka nisur të shfaqet gjithmonë e më shumë në evente të tilla dhe po tërheq vëmendjen si me bukurinë ashtu edhe me shijen e saj në të veshur. Ndonëse deri para pak kohësh mbante një profil të ulët, e reja që trashëgoi ngjyrën e syve të gjyshes së saj është shfaqur disa herë në ngjarje të rëndësishme këto muaj.
Më e fundit ishte Rose Ball 2024, një takim bamirësie i organizuar nga Princesha Caroline në Monako. Aty, 24-vjeçarja shoqërohej nga i dashuri i saj, Ben Sylvester Strautmann. Alexandra kishte veshur një fustan të zi elegant saten dhe pa rripa, të stolisur nën zonën e bustit. Mbesa e Grace Kelly-it e kishte kompletuar look-un e saj me një gjerdan diamanti, një palë vëthë padyshim të shtrenjtë e një çantë Celine, modeli Mine Besace Clea, që kushton rreth 2500 euro.
Princesha Alexandra e Hanoverit është fëmija i vetëm i Princit Ernst August të Hanoverit dhe Princeshës Caroline të Monakos. Nëna e Alexandrës, Caroline, është vajza më e madhe e Rainier III të Monakos dhe gruas së tij, ish-aktores amerikane Grace Kelly.
Caroline është martuar tre herë dhe ka katër fëmijë.



















