Robert De Niro ka qenë i ftuar në “Real Time With Bill Maher” dhe është shprehur se ai kurrë nuk do të luante ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, pasi “nuk mund të shohë ndonjë të mirë” tek ai.
Aktori 80-vjeçar i Hollivudit foli edhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA dhe pse nuk do të donte që zoti Trump të bëhej sërish president. “Përfundimi është se është Biden kundër Trump. Ne duam të jetojmë në një botë në të cilën duam të jetojmë dhe të gëzojmë të jetuarit, ose të jetojmë në një makth. Votoni për Trumpin dhe do të keni makthin, votoni për Biden dhe ne do të kthehemi në normalitet.
Unë thjesht nuk dua të ndihem ashtu siç u ndjeva dhe shumë prej nesh nuk e bëjnë, pas zgjedhjeve në 2016 ku nuk mund ta besonim se ndodhi. Unë kurrë nuk do ta luaja atë si aktor sepse nuk mund të shoh ndonjë të mirë tek ai. Asgjë, asgjë fare.”, u shpreh ai.
De Niro e ka kritikuar shpesh zotin Trump dhe ata shpesh u grindën gjatë kohës së ish-presidentit në detyrë. Në vitin 2020, dy herë fituesi i Oscarit tha se zotit Trump “nuk i intereson” se sa njerëz vdesin nga coronavirusi. Ndërkohë Trump e ka quajtur më parë De Niron "një individ me IQ shumë të ulët" në X.



Lista e plotë e fituesve në Oscars 2024!




Maluma bëhet baba për herë të parë!








Shokon Sara:”Im atë më ka helmuar"!




