Aktorja e njohur Rooney Mara është në pritje të fëmijës së saj të dytë me aktorin Joaquin Phoenix. Mara u shfaq së fundmi me një fustan të gjatë të zi në premierën e filmit “La Cocina” në Festivalin e Filmit në Berlin, ku barku i saj ishte i dukshëm.
Rooney Mara dhe Joaquin Phoenix janë prindër të një djali, River, i cili ka lindur në vitin 2020. Ata janë fejuar që nga viti 2019 dhe janë takuar në vitin 2013 në xhirimet e filmit “Her”.
Emrin River djalit ia vendosën në ndër të vëllait të madhe të Phoenix, i cili vdiq në moshën 23-vjeçare në tetor 1993 nga një mbidozë droge.
Në një intervistë të vitit 2021 me “The Sunday Times”, Phoenix tha se ai "shpresonte" që djali i tij të ndiqte hapat e tij duke u bërë vegan, por shtoi: "Unë nuk do t'i imponoj besimin tim fëmijës tim. Nuk mendoj se është drejtë”.
Kujtojmë që Mara dhe Phoenix janë zakonisht mjaft privatë për marrëdhënien e tyre.



















