KreuCelebrity

“Të dua ashtu siç je”, Carla Bruni dedikim Nicolas Sarkozy!

“Të dua ashtu siç je”, Carla Bruni dedikim Nicolas

Carla Bruni ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të ndjerë për bashëkshortin e saj dhe një seri fotografish të Nicolas Sarkozy. Ish-Zonja e Parë e Francës zbuloi ndjenjat e thella të dashurisë dhe admirimit që ka për të shoqin.

“Të dua ashtu siç je”, Carla Bruni dedikim Nicolas

Bukuroshja francezo-italiane ka postuar disa foto të Nicolas, i cili ka veshur një bluzë të zezë dhe xhinse të ngushta, teksa hante arra në mes të një fushe. Madje, në njërën prej fotove, 69-vjeçari tregon me krenari para aparatit krahët e tij të stërvitur mirë.

“Të dua ashtu siç je”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit dhe mijëra ndjekës e kanë “mbytur” çiftin e dashuruar me komplimente.

Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy kanë së bashku një vajzë, Julia Sarkozy. Pak muaj më parë ata festuan 16 vite së bashku. Kur lidhja e tyre filloi, disa nxituan të bënin parashikime ogurzeza, por gjithçka rezultoi ndryshe.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF