Dy artistët shumë të dashur për mbarë publikun shqiptar Vesa Luma dhe Big Basta janë rikthyer në mënyrën më të bukur të mundshme në muzikë.
Ata garojnë në “Festivalin e Këngës” dhe këtë të mërkurë, në natën e dytë të "Festivalit të Këngës", u ngjitën në skenën e madhe, duke interpretuar këngën e tyre konkurruese “Mbinatyrale”.
Një këngë shumë e bukur, e cila duhet thënë që më dëgjimin e parë i bëri për vete të gjithë.
View this post on Instagram
Për muzikën, çifti ka bashkëpunuar me artistët Alban Kondi dhe Fabian Basha, ndërkohë që teksti i këngës është realizuar nga vetë Big Basta.
Edicioni i 62-të i Këngës, nën drejtimin e Adriana Matoshit, Kledi Kadiut, Xhuliano Dules dhe Krisa Çaushit, ka finalen e madhe më 22 dhjetor.