Nata e dytë e X Factor ishte shumë emocionuese, e kjo për shkak të moderatores së shoë-t të madh: Alketa Vejsiu kishte ditëlindjen, dhe u surprizua që në nisje të programit nga konkurentet, nga stafi, por edhe publiku.
Ishte pikërisht ky i fundit që e bëri Alketën të përlotej: Salla këndoi një zëri “Gëzuar ditëlindjen”, duke bërë që prezantuesja e njohur të pushtohej nga emocionet, e duke i dhënë të gjithë spektaklit në ato momente një prekje kaq njerëzore e të bukur!
Vejsiu përcolli të gjithë mirënjohjen e saj të sinqertë, dhe falenderime për surprizën, ndërsa kujtoi sesa shumë i mungon në këtë ditë të vecantë për të urimi i njeriut të vet të dashur, babait të saj.
I at ii moderatores ndërroi jetë në muajin nëntor, pasi kishte luftuar prej disa kohësh me një sëmundje të rëndë. “S’do jem kurrë më i njëjti njeri se më ka ikur një pjesë e shpirtit me ikjen tënde, më ka ikur një pjesë e zemrës që s’e zëvendëson asgjë dhe askush”, shkroi atëherë mes të tjerash Alketa.