Gazetari i njohur Drini Zeqo, u bë pjesë e “Big Brother Vip 3, por ai papritur u detyrua ta nderprese pas vetem 4 ditesh rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Largimi i tij nga shtëpia mërziti shume nga banorët.
Pas largimit të tij nga “Big Brother VIP 3”, ai ka reaguar për herë të parë, me anë të një postimi në “Instagram”.
Reagimi:
“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, shkruan Drini.



















