KreuCelebrity

Gjobë deri në 600 mijë euro; Italia ashpërson rregullat për influencerët!

Gjobë deri në 600 mijë euro; Italia ashpërson rregullat

Italia do të ashpërsojë rregullat për influencerat, duke i vendosur aktivitetet e tyre nën të njëjtin autoritet që mbikëqyr televizionin dhe mediat e tjera audio-vizuale. Vendimi i autoritetit italian të komunikimit AGCOM vjen pas skandalit që përfshin Chiara Ferragni, një nga blogeret kryesore italiane e modës.

AGCOM tha se mbikëqyrja do të zbatohet për influencerat me mbi një milion ndjekës në mediat sociale. Një ligj për mediat audio-vizuale i miratuar në dhjetor 2021 parashikon gjoba deri në 600 000 euro, për shkeljen e ligjeve për mbrojtjen e të dhënave, veçanërisht për të miturit.

Gjobë deri në 600 mijë euro; Italia ashpërson rregullat

AGCOM tha në një deklaratë se masat e saj do të kenë të bëjnë me "komunikimin tregtar dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njerëzve, të miturve dhe vlerave sportive”.

Chiara Ferragni, e cila ka pothuajse 30 milionë ndjekës në Instagram, është nën hetim pas promovimit një panetone në nëntor 2022, për të cilën u shpreh se një pjesë e shitjeve do të dhurohej për fëmijët që trajtohen nga kanceri në spitalin Regina Margherita në Torino.

Autoritetet italiane të konkurrencës zbuluan muajin e kaluar se kompanitë e zotëruara nga Ferragni bënë më shumë se një milionë euro fitim nga shitja e markës Balocco pandoro, por spitalit i ishte dhënë shuma prej 50 mijë eurove para shitjeve të produktit të promovuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF