E teksa filmi “Barbie” pushtoi kinematë në mbarë botën, Ryan Gosling ka zbuluar së fundmi se ende nuk i ka lënë vajzat e tij të shikojnë filmin.
Në një intervistë për E! News, Ryan tha se edhe pse vajzat e tij me dashurinë që kanë për kukullën e barbit ndikuan që ai të pranonte rolin e Kenit, ai ka disa ndjenja të përziera në lidhje me performancën e tij në të.
“Nuk e di nëse duhet ta shikojnë babain si Ken. Nuk e di se çfarë moshe është idealja për të parë prindin tënd duke luajtur këtë rol”, tha për “E News”.
-
Çfarë dimë për operacionin e Princeshës së Uellsit?
18 Janar, 11:54
Ato kanë parë “pjesë të vogla” të filmit dhe erdhën për ta vizituar në xhirime. Ryan dhe gruaja e tij aktore, Eva Mendes, kanë dy vajza, Esmerelda, 9 dhe Amada, 7.
Kujtojmë që Gosling thuhet se është në diskutime me Marvel Studios për t’iu bashkuar Marvel Cinematic Universe (MCU).