KreuCelebrity

BBV3, ish-partneri përgënjeshtron gazetaren: Jo që s`kemi komunikim, por edhe vajzën e ushqen me urrejtje ndaj meje!

BBV3, ish-partneri përgënjeshtron gazetaren: Jo që s`kemi

Ledjona Xheladinaj, pjesëmarrëse  e “Big Brother Vip Albania 3”, ka folur me banorët per historinë e saj me ish-partnerin. Ishte Romeo qe e ngacmoi rreth kësaj teme, duke e bërë gazetaret që të tregojë më shumë detaje.

Romeo: A e ke xhan babain e vajzës?
Ledjona: Patjetër, sepse kam kaluar momentet më të bukura.
Romeo: Bravo!
Ledjona: Është babai i fëmijës tim.
Romeo: Prandaj po të pyes.
Ledjona: Ne kemi edhe komunikim për vajzën.
Romeo: Ai është me dikë tjetër?
Ledjona: Ai është me dikë tjetër tani, ka krijuar jetën e vet.
Egla: Është shumë e rëndësishme për fëmijën.
Ledjona: Për fëmijën është shumë e rëndësishme se sido që të jetë puna nuk mund të mohosh babain ose nënën.

Pas kësaj, ish-partneri i Ledjonës ka reaguar në rrjetet sociale duke e përgënjeshtruar rrëfimin e saj. Madje ai është shprehur se Ledjona e ka ushqyer vajzën me urrejtje ndaj tij dhe se ka kohë që nuk e sheh.“Sa fallco që je pse mashtron dhe të beson një publik i tërë ty, kur unë si prind nuk e di ku jeton vajza ime dhe me kë e ke lënë ti sepse ti vajzë s’ke komunikim me mua fare dhe vajzës ja ke prerë komunikimin me mua dhe mos u shtir aty se e dinë të gjithë cfarë babai isha dhe jam unë dhe sa pranë i kam qëndruar asaj vajzës që ti i ke futur sot urrejtje për mua para disa ditësh ti ke hapur një padi për të marrë vajzën pa firmën time, pse nuk tregon realitetin aty?”, ka shkruar ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF