KreuCelebrity

Alketa Vejsiu e ftuar speciale e Mara Venier në Domenica In në Rai 1

Alketa Vejsiu e ftuar speciale e Mara Venier në Domenica In në Rai 1
Alketa Vejsiu shkëlqeu sot në intervistën e saj përballë ikonës së ekraneve italiane, Mara Venier në emisionin e saj "Domenica In" në Rai 1. 

Mediat italiane sot kanë pasqyruar praninë e Alketës në emisionin ikonik. 

Një nga mediat më prestigjoze "Il Messaggero" e titullon artikullin "Domenica In": Nga Roberto Vecchioni te Alketa Vejsiu, ja të ftuarit e Mara Venierit". Në brendësi të artikullit ata shkruajnë për pjesëmarrjen e saj në "Sanremo 2020", për të cilën thonë se e bëri të njohur për publikun italian. 

Alketa Vejsiu e ftuar speciale e Mara Venier në Domenica In në Rai 1
Një tjetër media, "TAG 24" i ka shkruar një artikull më të dedikuar, me titullin: "Kush është Alketa Vejsiu? Mosha, origjina, bashkëshorti dhe fëmijët e showgirl-it". Në brendësi mes të tjerash, shkruajnë: "Në moshën vetëm 17-vjeçare, ajo debutoi si prezantuese televizive, duke nisur një karrierë që nuk ka njohur pushime. Sot, është një yll i njohur i televizionit shqiptar, duke drejtuar me sukses programe në kanalin TV Klan, shpesh versione lokale të formateve të njohura italiane si "C'è Posta per Te", "Dancing with the Stars", si dhe "X Factor" dhe "Në kurthin e Peter Pan."

"Kush është Alketa Vejsiu?/ Prezantuesja shqiptare që pushtoi Sanremon me një monolog plot me mijëra emocione"- e titullon shkrimin e saj "Il sussidiario". 

Alketa Vejsiu e ftuar speciale e Mara Venier në Domenica In në Rai 1
Artikulli përmend pjesëmarrjen dhe monologun e Alketës në Saremo, duke shkruar "Ajo mbrëmje ishte një moment i paharrueshëm për Alketa Vejsiun, e cila e quajti kulmin e karrierës së saj. Gjatë pjesëmarrjes në Festivalin e Sanremos, ajo nënvizoi lidhjen e fortë mes Italisë dhe Shqipërisë dhe shprehu mirënjohjen e saj për 'vendin e bukur' që mbajti gjallë shpresën gjatë viteve të errëta të diktaturës. Monologu i saj emocional ndihmoi në rritjen eksponenciale të popullaritetit të saj në rrjetet sociale, ku arriti shifra marramendëse."

"Primacopertina",  "L'Architetto", "Gossip Oggi", "Libero.it", "Spray News" kanë shkruar po ashtu mbi intervistën e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF