Alketa Vejsiu “paqe” me Ermal Mamaqin përpara se të takohen në KLAN - Celebrity
KreuCelebrity

Alketa Vejsiu “paqe” me Ermal Mamaqin përpara se të takohen në KLAN

Deri më dje batutat dhe kundërpërgjigjet e njëri-tjetrit ishin lajm në portalet informative, ndërsa sezoni i ri televiziv do t’i bëjë bashkë në të njëjtin ekran. Siç edhe shihet në foto bëhet fjalë për prezantuesit Alketa Vejsiu dhe Ermal Mamaqi. Fjala mirënjohëse e Alketës “faleminderit” ishte thembra e Akilit, ku Ermal Mamaqi për shumë kohë thumboi prezantuesen e spektakleve në TV Klan.
Pikërisht në këtë televizion, pritet të marrë audiencë edhe Ermal Mamaqi me programin e tij, “6 ditë pa Ermalin”, të cilin e nisi në platformën Digitale dy vite më parë. Tashmë që janë në të njëjtin oborr dhe meqë edhe rasti i ka bërë bashkë në një event, Alketa dhe Ermali kanë lënë hatërmebtjet mënjanë dhe kanë pozuar përpara fotografëve për të treguar se ata mund të tejkalojnë çdo sulm dhe mëri personale.