Belen Rodriguez është një nga personazhet më të përfolur në media, herë më nota pozitive dhe herë të tjera me nota jo fort të mira. Pas ndarjes nga balerini Stefano De Martino, ështe aluduar disa herë për lidhje të mundshme të moderatores, megjithëse të gjitha këto aludime nuk janë aprovuar asnjëherë.
Ndoshta këto aludime dhe artikuj të shumtë të publikuar në media, e kanë detyruar bukuroshen argjentase të shpjegojë gjithçka me anë të një statusi, por pa përmendur emra dhe gjëra konkrete.
“Më vjen keq për të gjitha herët që kam refuzuar intervista dhe artikuj. Nuk mund ta bëj atë çdo herë, sepse përndryshe do të humbisja shumë kohë dhe nuk do të shijoja ditët.
E di që gjithçka është pjesë e botës së spektaklit dhe për këtë shpesh zgjedh të hesht, ama kur më vendosin në gojë fjalë që nuk i kam thënë apo intervista që nuk i kam dhënë kurrë, prekem pasi nuk është e drejtë që gjithmonë të të paraqesin për atë që në të vërtetë nuk je.
Jam e lodhur nga të qenurit e kujdesshme me kë po flas, më kë jam ulur në kafe apo me kë jam në makinë, dhe pastaj të marshojnë shpifjet. Jam munduar të sillem natyrshëm dhe të mos ndjek ndonjë strategji sesi shfaqem në shtëpi, apo në kishë. Duhet ta kisha bërë, por nuk më intereson.
Në këtë moment nuk e kam mendjen për asnjë histori dashurie, kërkoj vetëm të argëtohem me miqtë dhe familjen time. Vetëm ata më bëjnë të ndihem mirë këtë periudhë, kështu që çdo fotografi e prerë dhe e manipuluar me përshkrime idiote e dashakeqe është e kotë.
Gjeta kohën për ti sqaruar këto gjëra, edhe pse duhej të mos flisja. Nëse unë nuk mbroj veten, nuk mund të mbroj askënd. Më mirë një postim, sesa një intervistë. Përqafime! Belen”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Ky reagim vjen pas zërave të fundit për një lidhje të mundshme mes moderators dhe pilotit Italian të Moto GP, Andrea Lannone.


Fotot e Kendall Jenner çmendin rrjetin

Qielli plot me yje i Arbana Osmanit




Ky veprim i Ledrit do të iu surprizojë!

Bëhuni gati! Rita Ora po vjen!




Gigi Hadid shkëlqen në MMVA





Fustanet më ikonikë të gjithë kohërave!


