KreuCelebrity

‘Afera’ me Afërdita Dreshaj, flet futbollisti i kombëtares

Mëngjesin e sotëm në gjithë mediat kosovare qarkulloi një foto e Afërdita Dreshaj me mbrojtësin e kombëtares Berat Gjimshiti. Zërat për një lidhje të tyre sa vinin e forcoheshin, deri në momentin që vetë protagonisti ka reaguar për Telegrafin. Gjimshiti tha se është duke kaluar pushimet e tij me miqtë dhe të dashurën, Alisën. Ai thotë se është në lidhje me Alisën dhe është i lumtur me të dashurën e tij, teksa potencon se Afërdita ishte e ftuar nga një prej miqve të tij dhe thjesht ishte prezente aty. “Unë jam në pushime me shoqërinë time, ndërsa ajo vajza, Afërdita Dreshaj, ka qenë e ftuar nga një mik i imi. Nuk po mundem të kuptoj si shkruajnë kështu pa më pyetur mua. S’kam asgjë me atë vajzë, jam në një lidhje me të dashurën time Alisën dhe kjo është e tëra”, u shpreh Gjimshiti. Lojtari nuk u ftua nga De Biasi në Euro 2016, kështu që ai vendosi të gjej kohë për vete dhe të pushojë, para fillimit të sezonit të ri.