Andonia Dobi prej disa javësh është bërë “Sofia” e re e Çanit por modelja e njohur për fotosesione të ndryshme ka bërë edhe punë të tjera për të siguruar disa të ardhura. Siç deklaron vetë modelja ajo ka punuar si recepsioniste në një Call Center deri para pak kohësh. Bukuroshes gjirokastrite i është dashur të punojë në Call Center për të përballuar jetesën, por tashmë duket se karriera dhe jeta e saj po marrin një drejtim të mirë pasi përveç punës në “Zonë e Lirë”, ajo ka edhe oferta të shumta modelingu jashët dhe brenda vendit.
