KreuCelebrity

Dhurata e pazakontë që Kim i dhuroi Kanye për ditëlindjen

Pak ditë më parë bashkëshorti i Kim Kardashian, këngëtari Kanye West ka festuar ditëlindjen. Përpos urimeve e dhuratave të tjera, nuk ka munguar as ajo e bashkëshortes së tij. Në fakt, ylli i “Keep Up With Kardashians” ka zgjedhur një dhuratë tejet të veçantë dhe jo të zakonshme.
Nëse po mendoni ndonjë dhuratë luksoze apo ekstravagante, sikurse jemi mësuar të shohim në familjen e madhe të Kardashianëve, atëherë gaboheni.
Kim ka zgjedhur ti dhurojë një “selfie” tepër provokuese Kanye West. Ajo ka ekspozuar linjat e saj seksi, duke pozuar me një kostum banje para pasqyres, shkruan Daily Mail.
Epo, e prisnit ju një dhuratë të tillë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF