KreuCelebrity

Befason Beyonce: Ja me kë e kam humbur virgjërinë!

Ajo është padyshim ndër këngëtaret më të mira të momentit dhe ka një karrierë mbi dhjetëvjeçare që shumë kolege ja kanë zili. Por kur vjen puna te seksi Beyonce nuk është aq e “zhdërvjellët”. Ajo ka rrëfyer për herë të parë se me kë e ka humbur virgjërinë, duke shkaktuar jo pak habi. Duke qenë se Beyonce u bë e famshme në vitet 2000 me grupin “Destiny’s Child”, të gjithë do mendonin se në atë kohë ajo i ka vënë radhë meshkujt, por ja që nuk është kështu. “Njerëzit do të befasoheshin nga mungesa e eksperiencës sime në këtë drejtim. Kur isha 12, 13 vjeçare kam pasur të dashur të parë, me të cilin kam qëndruar bashkë deri në moshën 17 vjeçare”, tha ajo. Më pas këngëtarja ka deklaruar se ajo e kishte humbur virgjërinë me bashkëshortin Jay Z.“Edhe pse isha shumë e re për të pasur të dashur, ai ishte eksperienca ime e vetme të lidhjes me një djalë, me të cilin nuk kemi qenë edhe shumë të afërt, dhe që nga atëherë e kam pasur vetëm edhe një të dashur tjetër – Jay”, ka deklaruar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF