Vesa Luma duket se po i gëzohet shumë mëmësisë. Ajo ka publikuar një foto ku shihet bashkëshorti i saj Big Basta deh vogëlushi i tyre Lian. “Mbreti dhe princi im”, shkruan këngëtarja nga Kosova. Lian është fëmija i parë i çiftit të njohur dhe ardhja e tij në jetë i ka gëzuar pa masë, siç mund të kuptohet lehtësisht sa herë që Vesa apo Big Basta flasin për të. Çifti u martuan para një viti e gjysmë në jug të Shqipërisë në një dasmë ku nuk munguan miqtë e tyre këngëtarë dhe të afërm. Shumë shpejt familja e tyre u kompletua me vogëlushin Lian, që Vesa e quan princin e saj.
