KreuCelebrity

Fotot shokuese të Amber Heard pas rrahjes nga Johnny Deep

Janë publikuar disa fotografi të reja shokuese të aktores Amber Heard, të cilat provojnë se ajo është abuzuar fizikisht më shumë se njëherë nga Johnny Depp gjatë martesës së tyre 15 mujore.
Këto foto mendohen se janë bërë nga vetë aktorja pasi Depp e kishte sulmuar atë në dhjetor të vitit 2015.  Në dokumentet e gjykatës, Heard thekson tri incidente të veçanta të abuzimit, në dhjetor 2015, në 21 prill dhe në 21 maj. Por sipas aktores 30-vjeçare, Depp ishte fizikisht dhe verbalisht abuziv gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, kjo edhe për shkak të konsumit të alkolit. Por nga ana tjetër, Johnny Depp i ka mohuar këto akuza.
Divorci mes Amber dhe Johnny po nxjerr në dritë gjithmonë e më shumë fakte të reja, shpeshherë edhe kontradiktore midis tyre.  Edhe ta mendoni që kush vetëm fillimi i këtij procesi, shkruan Daily Mail.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF