KreuCelebrity

Mozzik: Dashuria ime e madhe…

Artisti tashmë shumë i dashur për publikun, Mozzik, së fundmi ka qenë në fokus te mediave të shkruara pasi është nominuar në disa kategori në Top Awards.
Të shumta kanë qenë dhe bashkëpunimet e tij me artistë te tjerë, por kënga dhe bashkëpunimi që ai veçon është ai i fundit, me vëllain e tij, Getinjo.
Në një intervistë për Bordo.al, artisti flet për planet e tij të afërta, marrëdhëniet me kolegët dhe vëllain e tij.

Nga Daljana Sejdia

Mozzik, së fundmi je nominuar në disa kategori në Top Awards. Si të bën të ndihesh ky fakt?
Duke qenë se jam një artist i ri në skenë, ndihem shumë mirë që më kanë përzgjedhur mua për të më nominuar.
Cfarë pret nga Top Awards?
Pres atë që presin të gjithë, të marr një çmim.
Kënga me titull Tonny Montana e cila vjen si bashkëpunim me Getinjon, duket që ka arritur te ketë sukses dhe është shndërruar në hit. Si erdhi ky bashkëpunim?
Në fakt e kishim menduar që me vëllain tim Getinjon të bënim një bashkëpunim. Ideja e këngës ‘Tony Montana’ lindi rastësisht dhe menduam që është kënga e duhur për bashkëpunim dhe doli ashtu siç e kishim parashikuar.
Si është për ty të bashkëpunosh me vëllain tënd ?
Ka qenë bashkëpunimi i parë dhe për mua ishte kënaqësi të isha bashkë me vëllain e madh në një projekt, pasi për mua ai ka qënë mentori im në jetë.
Cila është kënga më e dashur qe ke realizuar deri më tani?
Për mua të gjitha këngët që kam realizuar janë të dashura, por do të veçoj këngën e fundit ‘Tonny Montana’.
Kompania muzikore me të cilën po bashkupunoni Zapp &Chriss, po zgjerohet dita ditës. Si janë marrëdhëniet tuaja me artistët e rinj?
Marrëdhëniet janë shumë të mira. Mbizotëron harmonia dhe nuk kemi kohë të meremi me budallallëqe sepse punojmë nonstop.
Presim ndonjë bashkëpunim tjetër në këtë fillim vere?
Po, do të kem një bashkëpunim me Enis Bytyqin, anëtar i labelit tonë.
A është i dashuruar Mozzik?
Mozzik është i dashuruar me paranë.
Si e vlerëson tregun muzikor në ditët e sotme ? Keni ndonjë artist të preferuar?
Tregu muzikor kohët e fundit ka pësuar shumë ndryshime dhe është bërë miks. Artisti, i cili më ka inspiruar dhe më ka dhënë forcë për të vazhduar ka qenë vëllai im Getinjo.
Cilët janë planet e tua për këtë verë?
Kam në plan të sjell dhe një kengë të re dhe do jemi aktiv në shumë koncerte. Shihemi në koncertet e mia. Be there, Mozzik!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF