Këngëtarja Venera Lumani ka shkëlqyer me veshjen e saj në tapetin e Top Music Awards. Në këtë dalje, artistja i kishte kishtuar rëndësi çdo detaji të veshjes, për të cilën u kujdes stilistja e njohur Enada At’Nikolla. Me një palë pantallona ngjyrë të artë të punuar me detaje lulesh në po këtë ngjyrë, kanoteriere të bardhë dhe një xhaketë ekstravagante punuar me dorë, artistja dukej jo thjesht pranverore, por me një ajer tejet ndërkombëtar.
Veshja e Venera Lumani është pjesë e koleksionit të stilistes Enada At’Nikolla. Përveçse veshjes, këngëtarja ishte kujdesur edhe për flokun, grimin dhe zgjedhjen e aksesorëve të tjerë shtesë. Padyshim, Venera ka qenë një nga artistet që ka dominuar në Top Music Aëards, duke bërë diferencën me paraqitjen e saj mes shumë të ftuarve të tjerë. Krah saj si gjithmonë ishte partneri, këngëtari Lind Islami.




Dua Lipa në krye të top listave verore











Ndahet Olta Gixhari nga i dashuri?




Dorina Mema e tepron me dekoltenë
