KreuCelebrity

Vesa dhe Big Basta bëhen prindër, vjen në jetë vogëlushi Lian!

Vesa Luma dhe Big Basta janë bërë prindër për herë të parë, duke sjellë në jetë vogëlushin e tyre Lian. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi Big Basta me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku ai mban dorën e vogëlushit.
“Sot, jo vetëm familja jote, por e gjithë bota gëzon, sepse një njeri i mirë erdhi në jetë. Princi jonë, shoku jonë, vëllai jonë, djali jonë”, ka shkruar në Instagram Big Basta.
Ky është fëmija i parë i çiftit Big Basta dhe Vesa Luma, të cilët e kurorëzuan lidhjen e tyre një vit më parë. Revista BORDO i uron jetë të gjatë vogëlushit Lian!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF