Këngëtari Stefi Prifti i është përgjigjur me anë të një statusi në facebook moderatorit Arjan Çani, i cili pas performancës së Endri Prifti në formatin “Your face sounds familiar” e ka pyetur pse i vëllai e kritikon kaq shumë këtë spektakël. Modetarori ka vazhduar më tej duke thënë se mos ndoshta Stefi është xheloz për pjesëmarrjen e Endrit në YFSF. Ndërkohë që Endri i është përgjigjur se Stefi nuk ka qenë dakort që ai të merrte pjesë në program, pasi ata kanë shumë koncerte dhe kohëzgjatja e YFSF është shumë e gjatë. Por pas kësaj, Stefi ka reaguar direkt.
“Unë jam Stefi Prifti! Njeri i thjeshtë, mes njerëzve që mua më duken normale dhe të vërtetë, të paktën me aq sa unë i kuptoj. Kam një vëlla që quhet Endri Prifti me të mirat dhe të “këqiat” e veta, por, po ashtu si unë, shumë i thjeshtë dhe i sinqertë! Kemi edhe veti të tjera të përbashkëta, por nuk po zgjatem. Kam disa parime të miat, të cilat më pëlqen ti respektoj edhe pse mund të bien ndesh me mendime apo interesa të tjera. Më pëlqen të jem i vërtetë dhe shpeshherë i them gjërat ashtu siç janë (pak janë të ngjashëm me mua në këtë vend), sepse shumica janë në varësi të plotë të lirisë në rradhë të parë, interesave, detyrim-përcaktimit, mendimit dhe mbase në konceptin vandal Shqiptar, të vetë egzistencës.
Respektoj shumë mendimet e tjera, por nuk mund te ri pa shprehur mendimet e mia për çështje që mua më pëlqen të flas, si dhe muziken që e dua shumë!”, ka shkruar Stefi Prifti në facebook.










Ndahet Olta Gixhari nga i dashuri?




Dorina Mema e tepron me dekoltenë




Vajza “binjake” me Kim Kardashian

Rozana Radi: Kam më shumë armiq se miq
