KreuCelebrity

Një tjetër çift i Hollywood-it divorcohet

Një periudhë tejet e keqe kjo për çiftet e njohura të Hollywood-it. Një tjetër çift i njohur dhe i dashur ka njoftuar për divorcin. Bëhet fjalë për këngëtaren Demi Lovato dhe partnerin e saj, Wilmer Valderrama, të cilët pas 6 vite lidhjesh kanë vendosur ti japin fund këtij raporti.
“Pas 6 vitesh të mrekullueshme dhe plot dashuri, ne kemi vendosur ti japim fund këtij raporti. Ky ishte një vendim kaq i vështirë për të dy ne, por kemi kuptuar se ndihemi më mirë si miq të ngushtë. Do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin. Faleminderit të gjithë atyre që na kanë ofruar dashuri dhe support gjithë këto vite. Me shumë dashuri, Wilmer dhe Demi”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.
Ky është çifti i tretë që ndahet në një kohë kaq të shkurtër, pas Taylor Swift dhe Calvin Harris dhe Zayn Malik dhe Gigi Hadid.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF