KreuCelebrity

Eliza Dushku i bashkohet nismës “Unë jam emigrant”

Aktorja e famshme shqiptare Eliza Dushku i është bashkuar nismës “Unë jam emigrant”. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, aktorja ka folur për origjinën e saj, ndërkohë që ka ftuar edhe të tjerët ti bashkohen kësaj nisme.
“Tani, më shumë se asnjëherë është e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar. Qershori është muaji i trashëgimisë të emigracionit. Ne të gjithë kemi pjesën tonë në historinë amerikane si emigrantë të sapoardhur apo edhe si të lindur në këtë tokë, të ardhur këtu si skllevër apo të ardhur për të kërkuar në jetë më të mirë në këtë shtet. Bashkohu me lëvizjen “Unë jam emigrant.” Krenare që jam shqiptare, daneze dhe amerikane”, ka shkruar në anglisht Dushku.
Kjo nuk është hera e parë që aktorja bëhet pjesë e të tilla nismave.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF