KreuCelebrity

Soni Malaj fejohet me të dashurin “misterioz”, festa tejet sekrete

Soni Malaj ishte e ftuar dy ditë më parë në Top Show ku është pyetur rreth lidhjes së saj por është mjaftuar me një “Jam e lumtur”. Por siç zbulohet tashmë ajo është fejuar. Ceremonia ka qenë tejet sekrete dhe nuk ka rrjedhur asnjë foto nga fejesa e Sonit me Klevin, partnerin e saj. Ai dhe Soni janë njohur në palestër, një pasion i fituar rishtazi nga këngëtarja. Pas ndarjes me balerinin italian Mirko, Soni deklaronte se do të qendronte “single” për pak kohë, por duket se vetmia nuk i ka pëlqyer dhe shumë shpejt është hedhur në krah të Klevit. Shpresojmë dhe urojmë që fejesa e saj me Klevin të zgjasë dhe të ketë një fund të lumtur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF