Historia e tyre duket si një telenovelë, duke marrë parasysh ndarjet, ribashkimet, tentativat për t’u rikthyer sërish tek njëri-tjetrit dhe gjithçka tjetër është shkruar e thënë rreth raportit të tyre. E kemi fjalën për Justin Bieber dhe Selena Gomez. Po tani çka ndodhur do të thoni ju?
Ditën e djeshme Justin Bieber ka ndjekur në Instagram ish-partneren e tij, Selena Gomez. Kjo gjë nuk iu ka shpëtuar fansave të tyre, të cilët ende shpresojnë për një rikthim të mundshëm të dyshes. Çka dashur të thotë Justin me këtë veprim? Të krijojë pak zhurmë mediatike sikurse bën gjithmonë, apo të tërheqë vëmendjen e Selenës? Përsa kohë, të dy zgjedhin të heshtin, e kohë pas kohe “ngacmojnë” njëri-tjetrin me ndonjë foto apo prononcim, e gjithë kjo situatë ende mbetet e paqartë.
