Këngëtarja Anxhela Peristeri ka rrëmbyer mbrëmjen e djeshme çmimin e parë në spektaklin “Your face sounds familiar”. Aristja ka spikatuar me performancat dhe interpretimet e gjatë çdo jave të edicionit të parë të këtij spektakli. Peristeri ka interpretuar emra të mëdhenj të muzikës si Elton John, Etta James, Andrea Bocelli, Anna Visi, etj, duke u vlerësuar jo vetëm nga juria e spektaklit, por edhe nga votimi i publikut.
“Faleminderit, nuk më del asnjë fjalë tjetër nga goja”, është shprehur e emocionuar këngëtarja pasi u shpall fituese e YFSF.
