Kinemaja ka Oscar-ët, moda ka CFDA-në. Themeluar më 1962 nga elegantja Eleanor Lambert, Këshilli i Fashion Designers of America është më shumë se sa një institucion. Prej më shumë se 50 vite, misioni i tij nuk ka ndryshuar, të mbahen lartë ngjyrat e krijimtarisë made in USA në drejtimin, që prej vitit 2006, të presidentes Diane von Furstenberg.
Edicioni 2016, që u zhvillua dje në mbrëmje në Hammerstein Ballroom në qytetin e Nju Jorkut me një sfilatë impresionuese të modeleve Karlie Kloss dhe Naomi Campbell duke kaluar nga Adriana Lima, Alessandra Ambrosio dhe Heidi Klum.
Ndërsa në aspektin e personaliteteve gjejmë personazhe si Olivia Palermo, Alexa Chung por edhe aktoret Jessica Chastain dhe Elizabeth Olsen, që kishte ardhur në shoqëri të motrave të saj Mary-Kate dhe Ashley.
Kjo ceremoni u shënua në veçanti nga homazhi që iu bë nga aktorja Tilda Swinton, David Bowie, që vdiq në fillim të vitit, i cili ka influencuar shumë modën dhe vazhdon të inspirojë shumë krijues. Një tjetër personalitet i industrisë së muzikës që nderohej në këtë ceremoni ishte Beyonce që morri titullin “Fashion Icon” të vitit.
Ndërsa pjesa tjetër e çmimeve i vjati, Marc Jacobs që morri titullin për dizajnin më të mirë për femrat të vitit ndërsa Thom Browne u vlerësua për moden e meshkujve. Për aksesorët u vlerësua marka më e përdorur nga modelet dhe bolgerat, Mansur Gavriel mbrapa të cilsë qëndron dyshja Rachel Mansur dhe Floriana Gavriel. Ndërsa Alessandro Michele, drejtori artistik i Gucci-t, morri çmimin si dizenjuesi ndërkombëtar i vitit.