Shumë fansa u çuditën kur panë këngëtaren e njohur Alicia Keys në finalen e Ligës së Kampionëve të këndonte ma makijazh në fytyrën e saj. Por këngëtarja ka shpjeguar arsyen e jashtëzakonshme përse ka vendosur të bëjë një gjë të tillë. Keys thotë se nuk do të përdorë më kurrë makijazh. Ajo ka dhënë një intervistë për një revistë amerikane ku shihet në kopertinë pa makijazh dhe mund të dallohen lehtësisht shenjat apo nishanet në fytyrën e saj. “Nuk dua më të mbulohem. Jo fytyrën time, jo mendjen time, jo shpirtin tim, jo mendimet e mia, jo ëndrrat e mia, përpjekjet e mia, jo rritjen time emocionale. Asgjë. Ne të gjithë arrijmë në një pikë gjatë jetës tonë (sidomos vajzat), ku ne përpiqemi për të qenë të përkryer. Është një tjetër moment kur disa nga ju e kuptojnë që të përshtatesh ose të dukesh bukur, ju nuk duhet të mbuloheni për të qenë sa më afër perfektes”, u shpreh Alicia.
