Vëllai i Alban Skënderaj feston sot ditëlindjen dhe këngëtari ka vendosur ta urojë publikisht atë. Në një postim mjaft prekës në FB Albani i uron ditëlindjen vëllait të tij Taulant që mbush 30 vjeç. Bashkëngjitur fotos ku shihen bashkë, Albani i shkruan: Gëzuar 30 vjetorin my Little Big Bro, ti e di sa shume të dua. Ke ditur të jesh aty për mua siç do jem gjithmonë dhe unë për ty”. Vetëm pak kohë më parë vëllai i Alban Skënderaj rrezikoi seriozisht jetën duke qenë për disa kohë në gjendje koma për shkak të një aksidenti rrugor.
