KreuCelebrity

“Sofia” e Çanit zbulon të ardhmen dhe…rrogën!

Dy ditë më parë u fol se Sofia e Çanit, mund të largohej përfundimisht nga emisioni “Zonë e Lirë” për shkak të karrierës si modele. Ajo kishte marrë një ofertë nga agjenci mode në Milano dhe thuhej se largimi i saj do të ishte përfundimtar. Por Andonia Dobi ka bërë të ditur se do të largohet vetëm gjatë periudhës së verës dhe në vjeshtë do të rikthehet te Çani.  “Andonia do të udhëtojë për në Milano pasi të mbarojë sezoni i “Zonë e lirë”, për të biseduar me një agjenci mode atje, pasi pas prezantimit të fotografive të saj të fundit interesimi ishte i madh për të dhe mbetet të shihet për marrëveshjet që do të arrihen me agjencitë italiane”, tha burimi pranë Tv Klan për Express, i cili zbuloi se “Sofia” e re paguhet rreth 400 euro.Bukuroshja që në ekran zuri vend krah prezantuesit të njohur vazhdon me aktivitetet e saj të modës si pjesë e “Sonny’s Angel”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF