KreuCelebrity

12 vite pa babain, kështu e përkujtojnë motrat Istrefi

Kanë kaluar 12 vite që kur babai i këngëtareve Era dhe Nora Istrefi u nda jeta. Sot e gjithë familja ka zgjedhur ta përkujtoj atë në rrjetet sociale.
“Sot 12 vite pa ty babi im i dashur. Më mungon çdo ditë. Ti ishe shembulli i një babai. Shihemi në një jetë tjetër”, shkruan Nora bashkangjitur fotos së babait, i cili shihet duke shfletuar një libër.
Ndërkohë Era Istrefi ka zgjedhur ta përkujtojë babain duke mbajtur portretin e tij në dhomën e saj.
“12 vite sot. Të dua gjithmonë babi”, shkruan Era.
Edhe vëllai më i vogël i këngëtareve, nuk mund të rrinte pa e kujtuar babain e ndjerë të tij.
“Gjithmonë me neve! Pusho i qetë engjëll!”, shkruan bashkangitur fotos, Bledi Istrefi.
Nezir Istrefi është një emër i njohur për publikun kosovar, kjo pasi ai ka qenë një nga gazetarët më të njohur të RadioTelevizionit të Kosovës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF