Robert Berisha i ftuar mbrëmë në emisionin “Top Show” ka folur për këngën e tij më të re “Mia”, duke treguar se nuk i interesojnë aspak polemikat apo ato që mund të thuhen rreth saj. Sipas tij, më me rëndësi është mendimi i kunatës, Era Istrefi, pasi edhe ajo është kritikuar në fillimet e saj.
Gjatë emisionit, ai ka folur edhe për ndarjen nga Nora, si edhe fëmijën jashtë martese që është diskutuar mjaft në media këto kohë. “Janë thashatheme. Unë kam punët e mia, ajo të sajat, por kjo vetëm në muzikë”, ka rrëfyer ai.
Po ashtu, Roberti ka sqaruar se arsyeja përse mungoi në ditëlindjen e Norës ishte fakti se ajo ndodhej bashkë me motrën, Erën në Londër në koncert, ndërsa ai ka mbajtur vajzës e vogël.
Pyetjes nëse për momentin ai mbahet nga gruaja, Roberti i është përgjigjur me po, duke shtuar se Nora ka shumë koncerte këto kohë dhe paguhet mirë. Ndërkohë që ai kujdeset për vajzën.
