Këngëtarja Aurela Gaçe ka zgjedhur të prezantojnë vajzën e saj në një mënyrë kaq të veçantë. Artistja ka qenë e ftuar në festën që kopshti i vajzës së saj ka organizuar. Grace ka kënduar këngën që dikur vetë Aurela ka kënduar kur ishte fëmijë. Këngëtarja është emocionuar kaq shumë saqë nuk ka duruar ta shpërndajë në rrjetet sociale. Ja çfarë shkruan Aurela Gaçe bashkangjitur videos:
“Më në fund ju prezantoj vajzën, dritën e syve të mi e të Skerdit. Sot unë kam ndjerë një emocion dhe lumturi që nuk përshkruhet. Sot ajo me shokët e shoqet e kopshtit kishin festën. Nuk e dija çfarë kishin përgatitur për mua mësuese Alda dhe profesori i muzikes, Romeo. Grace mori mikrofonin e nga goja e saj e vogël dilte kënga të cilën unë e kam kënduar kur isha vetë fëmijë. Më vinte të qaja nga gëzimi. Një mik i imi bëri këtë miks mes meje si fëmijë e tani fëmijes tim 4-vjeç e gjysmë që këndon “duet” me mamin. Nuk mund të rrija pa e ndarë me ju këte që ndjeva. Mendoj dhe besoj se këtë moment do ta kem unë e ajo në memorje si moment të shtrenjtë. Nuk doja ta prezantoja Grace deri sa ajo të rritej e të vendoste vetë, por ja që nuk durova. Uroj të emocionoheni e të merrni dashuri pa kufi nga vogëlushët tuaj që vërtet na shtojnë jetën”.
