Pas një pauze në muzikë, Anxhela është rikthyer fuqishëm, jo vetëm me produksione muzikore. Së fundmi, ajo ishte një nga konkurentet pjesëmarrëse në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”, ku u shpall edhe fituese.
” Për mua ishte e gjitha një eksperiencë e veçantë dhe shumë e bukur. Do të më mungojë shumë emisioni dhe të gjithë njerëzit që bënin pjesë në këtë format televiziv”, rrëfen Anxhela për Bordo.al.
Por ndërkohë që spektakli ka përfunduar, artistja është gati për këngën e radhës, e cila do të vi në bashkëpunim me reperin Gold Ag.
Në një intervistë për Bordo.al, Anxhela Peristeri ndan emocionet e fitores së spektaklit, planet e ardhshme në muzikë, si edhe detaje nga jeta e saj personale.
Nga Sidorela Lepri
Së fundmi, u shpallët fituese në formatin televiziv “Your Face Sounds Familiar”. Si ishte kjo eksperiencë për ty?
Për mua ishte e gjitha një eksperiencë e veçantë dhe shumë e bukur. Do të më mungojë shumë emisioni dhe të gjithë njerëzit që bënin pjesë në këtë format televiziv.
Gjatë netëve të spektaklit, ke intepretuar një sërë emrash të mëdhenj të muzikës botërore. Në petkun e cilit prej tyre je ndjerë më tepër komode apo vetvetja?
Të gjithë personazhet që kam sjellë më kanë tërhequr, por veçanërisht jam ndjerë shumë mirë nën lëkurën e Pink. Ndoshta, sepse e kam adhuruar ndër vite dhe më në fund isha unë ajo.
Kishe ndonjë të preferuar që do të kishe dashur ta intepretoje?
Shume të tjerë, por ishin vetem 13 javë fatkeqësisht!
Nga të gjithë artistët pjesëmarrës në spektakël, kush prisje që të fitonte?
Të gjithë e meritonin, por fituesi duhet të jetë vetëm një. Kështu që Zoti donte që ajo të isha unë!
Të ndalemi pak te ti. Do të kemi ndonjë projekt të ri muzikor nga Anxhela për sezonin e verës? Po ndonjë bashkëpunim me ndonjë artist/artiste shqiptare?
Përsa i përket stinës së verës, po, do të ketë një projekt muzikor nga unë. Është një këngë verore, e cila do të vi në bashkëpunim me Gold Ag.
Ndërkohë që ju shohim tepër të angazhuar profesionalisht, nuk dimë asgjë për jetën tuaj private. Statusi juaj?
Nuk kam asgjë konkrete. Në momentin që do kem diçka do e merrni vesh. Single, domethënë (qesh).
Si duhet të jetë mashkulli ideal për Anxhelën?
Një mashkull që të më plotesojë mua si njeri!