KreuCelebrity

Alarmi i mediave amerikane: Cher pranë vdekjes!

Këngëtarja e famshme amerikane Cher është pranë vdekjes. Ky është alarmi që ka ngritur Radar Online. Sipas medias amerikane Cher është në ditët e fundit të jetës. Cher ka nisur të lërë “amanetet” duke u blerë shtëpi fëmijëve të saj dhe u ka bërë dhurata të shtrenjtë familjarëve të tjerë. “Këngëtarja e di që koha e saj është e kufizuar dhe po rregullon çdo gjë para se të ikë”, shkruan Radar Online. Këngëtarja prej kohësh është e prekur nga virusi Epstein-Barr, që i ka shkaktuar tumore dhe limfoma të ndryshme. Sipas medias amerikane, virusi i fundit që e ka goditur i ka prekur veshkat dhe është shpërndarë në gjithë trupin, duke kompromentuar seriozisht shëndetin e saj. 70-vjeçarja nuk ka reaguar fare pas këtij lajmi, duke treguar se i është dorëzuar fatit të saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF