Të premten e kaluar Vin Diesel ka postuar një foto, duke ngrohur zemrat e ndjekësve të tij dhe duke rikujtuar edhe një herë tjetër mikun e tij. Në foton prekëse të postuar në Instagramin e tij, ylli i Fast & Furious shihet teksa mban në krahë vajzën e tij 1 vjeçare, Pauline, së cilës iu vendos emri pas vdekjes së Paul Walker.
Teksa Vin Diesel mban në krahë vogëlushen e tij, shihet portreti i Paul Walker duke buzëqeshur.
“Gjithmonë”, ka shkruar aktori, duke treguar se Paul do të jetë në zemrat e tyre.
Që prej ndarjes nga jeta të Paul Walker, Vien Diesel vazhdon të mbajë ende gjallë kujtimin e tij me anë të postimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
