Diçka e çuditshme ka ndodhur me Instagramin e Dafina Zeqirit. Këngëtarja ka fshirë thuajse të gjitha fotot nga profili i saj, duke lënë vetëm 30 të tilla. Nuk dihet ende arsyeja që e ka detyruar atë të marr një veprim të tillë. Madje ajo i është drejtuar ndjekësve të mos shqetësohen për këtë fakt.
“Ju lutem, mos u shqetësoni për fotot që kam fshirë”, ka shkruar Dafina në një koment.
Ndërkohë ajo ka fshirë një pjesë të konsiderueshme të fotove, duke lënë vetëm disa foto nga koncertet, disa foto vetëm dhe me njerëzit e saj të afërt.
Dafina Zeqiri është një personazhet e famshëm më aktivë në rrjetet sociale, duke ndarë vazhdimisht me ndjekësit e saj momente nga jeta e saj profesionale dhe personale. Ndoshta këngëtarja kërkon t’i jap një pamje të re Instagramit të saj, ose kërkon të “fshijë” kujtimet me disa njerëz. Ku i dihet!
