Supermodelja Kendall Jenner është një burim frymëzimi për stilin e saj, por jo domosdoshmërisht ajo që vesh është gjithmonë e bukur dhe brenda kornizave të së pranueshmes. Madje ka veshje si në këtë rsat, që edhe vetë Kendall nuk do ta admironte. E ndërkohë që Kendall ka luksin e të eksperimentuarit me stilin e saj për shumë arsye, jo të gjithë mund ta kenë. Blogerja Estela Ujka në shembullin e Jenner një javë më parë publikoi një set fotografish me reçipetat mbi bluzën e bardhë, çka nuk u mirëprit aq mirë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Së fundmi, në një event mode në kryeqytet, siç ishte ai i Geraldina Sposa, u shfaq me këtë kombinim Roza Lati, e cila këshillohet nga editori i modës, Niko Komani.
Pavarësisht përpjekjes për vëmendje nga të dyja fashionistet, kjo bëri efektin që kishte qëllim!
