KreuCelebrity

Flori Mumajesi dhe Besa sjellin hitin e verës

Më në fund kënga e shumëpritur nga Flori Mumajesi dhe Besa Kokëdhima është publikuar.
“123”titullohet produksioni muzikor i dy artistëve, i cili i sjell për herë të parë bashkë. Ndërkohë që kënga u publikua mbrëmjen e djeshme në Youtube, ajo është pritur mjaft mirë nga fansat dhe miqtë e artistëve, të cilët e kanë shpërndarë në profilet e tyre në rrjetet sociale.
Besa Kokëdhima është pjesë e studios muzikore Threedots prej vitesh, por ky është bashkëpunimi i saj i parë me Flori Mumajesin. Videoja vjen plot ngjyra dhe jetë, ndërkohë që Besa ka eksperimetuar me stilin dhe rrymën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF