KreuCelebrity

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, koncert në Prishtinë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, por e famshme ndërkombëtarisht do të mbajë së shpejti një koncert në Kosovë.  E kemi fjalën për Dua Lipën.  Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë artistja me një postim në profilet e saj në rrjetet sociale.
“9.08.2016, Prishtinë, Kosovë”, ka shkruar Dua. Koncerti do të mbahet në datën 9 Gusht në Prishtinë, ndërkohë që pritet të publikohen edhe më shumë të dhëna rreth tij.
Ky është koncerti i parë që Dua Lipa mban në trevat shqipfolëse dhe është pjesë e turit të saj të koncerteve promovuese.
Knëgëtarja shqiptare, së fundmi ka publikuar “Hotter Than Hell”, e cila pritet të jetë hiti i kësaj vere. Madje në klasifikimet e bëra, ajo ka lënë pas edhe Rihanën me “Needed Me”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF