KreuCelebrity

Blake Lively tregon barkun e rrumbullakosur

Ajo është disa muajshe shtatzënë dhe Blake Lively vazhdon të duket kaq shumë magjepsëse. Ylli 28-vjeçar i Gossip Girl dukej mahnitëse të hënën, ndërkohë që ishte e ftuar në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon. Blake kishte veshur një fustan blu, i cili i tregonte barkun e rrumbullakosur. Aktorja shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Rayn Reynolds, i cili kishte veshur një palë pantallona blu dhe një këmishë të bardhë.
Blake dhe Rayn u martuan në shtator të vitit 2012 dhe tashmë janë prindër të një vajze 18 muajshe, James. Tani ato presin të bëhen prindër për herë të dytë